Njoftim

 

Njoftohen të gjithë kandidatët që kanë aplikuar me dosje dhe nuk kanë arritur të bëjnë aplikimin e tyre në portalin online "Mesues per Shqiperine", se brenda ditës së nesërme datë 21 dhjetor 2016 ora 10.00, duhet të plotësojnë në ambientet e DAR/ZA formularin e regjistrimit në formë manuale.  

 

Regjistrimi në portalin "Mësues për Shqipërinë 2016" ka përfunduar
 
Manuali i regjistrimit "Mësues për Shqipërinë 2016"

"Mësues për Shqipërinë 2016", fillon aplikimi online

Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron kandidatët se aplikimi në portalin mesues.arsimi.gov.al fillon më datë 11 dhjetor ora 08:00 dhe vazhdon deri më datë 16 dhjetor ora 24:00.

Renditja përfundimtare për çdo profil/lëndë bëhet sipas pikëve totale që nxirren nga shuma e pikëve të marra në vlerësimin e dosjes së aplikimit dhe pikëve të marra në testimin “Mësues për Shqipërinë 2016”.

Renditja fillon me kandidatin me më shumë pikë dhe vijon në rendin zbritës.

Kandidati i cili në renditjen e përgjithshme sipas profilit/lëndës është renditur me numrin më të madh të pikëve, ka të drejtën e zgjedhjes për vendet e lira të punës në institucionet arsimore në prezencë të Komisionit të ngritur pranë Drejtorive/Zyrave Arsimore Rajonale.

Të gjithë kandidatët që kanë marrë pjesë në testimet e mëparshme “Mësues për Shqipërinë” dhe nuk kanë mundur të jenë pjesë e sistemit arsimor, si dhe kanë vendosur të mbajnë pikët e fituara nga testimi i mëparshëm, aplikojnë nëpërmjet një shtojce të veçantë duke respektuar kërkesat e Udhëzimit Nr.38. Këta kandidatë pas vlerësimit përfshihen në renditjen përfundimtare për profil/lëndë në DAR-in përkatës.

Çdo informacion i mëtejshëm rreth këtij testimi mund të gjendet në faqet zyrtare të çdo Drejtorie/Zyre Arsimore Rajonale si dhe në portalin mesues.arsimi.gov.al

Procesi i testimit të aplikantëve në sistemin arsimor parauniversitar do të organizohet e administrohet nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit (IZHA) dhe DAR/ZA-të, si dhe do të monitorohet nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit.